Presidenti Meta takim me gazetarët dhe atashetë e ambasadave
Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka zhvilluar një pritje për gazetarët dhe ambasadorët e akredituar në Tiranë, në kuadër të ditës ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara të mbrojtjes së gazetarëve.
Gjatë fjalës së tij kreu i shtetit shqiptar ka dënuar të gjitha rastet e dhunës dhe kërcënimet që u janë bërë gazetarëve shqiptarë.
Kreu i shtetit tha se të drejtat e gazetarëve dhe fjala e lirë duhet të dënohen.
“Të mbrohen të drejtat e gazetarëve. Dënoj rastet e kërcënimeve ndaj gazetarëve. Liria e gazetarëve dhe medias të shënojë progres”, u shpreh Meta.

Pjesë nga fjalimi i Kreut të Shtetit
Apeli im sot është inkurajim për të gjithë gazetarët të vijojnë misionin e tyre me guxim dhe pa u trembur e pa u shantazhuar nga askush. Dua të përsëris thirrjen time drejtuar të gjitha institucioneve ligjzbatuese, për të vepruar me shpejtësi për hetimin dhe zbardhjen e autorësisë dhe motivet e sulmeve ndaj gazetarëve, fatkeqësisht të shpeshtuara, pasi çdo vonesë në këtë drejtim do të ndikojë negativisht në klimën e lirsë dhe shprehjes në vendin tonë. Mos ndëshkimi i krimeve kundër gazetarëve duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.
Asnjë gazetari në Shqipëri nuk duhet ti rrezikohet jeta për të raportuar lajmet. Asnjë gazetari në Shqipëri nuk duhet ti rrezikohet vendi i punës për të raportuar lajmin e vërtetë.
Sulmi me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala, apo kërcënimi me jetë i gazetarit Julian Shota, apo moszbulimi i autorëve të rrahjes barbare të gazetarit Elvi Fundo, e disa raste të tjera janë ngjarje të rënda që na ftojnë të gjithëve, vecanërisht organeve të shërbimit të ligjit të hetojnë me shpejtësi dhe transparencë në mënyrë të plotë shteruese, për të vënë para ligjit këdo që qëndron pas tyre dhe të parandalohen rastet e ngjashme në të ardhmen.

KOHA JONË SONDAZH

