FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta takon Kryeministrin e Izraelit: Një marrëdhënie unike mes popujve tanë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, ndodhet për një vizitë zyrtare në Francë ku do të marrë pjesë në Ceremoninë e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe në Forumin e Parisit për Paqen.

Ndërkohë gjatë qendrimit në Francë, Meta është takuar me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyau.

“Një marrëdhënie unike mes popujve tanë në respekt e mirënjohje të historisë dhe të dëshirës për një marrëdhënie edhe më të ngushtë në të ardhmen”, shkruan Meta në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi mes Metës dhe Netanjahut ka ardhur pas anulimit të vizitës të këtij të fundit që ishte parashikuar për në datën 1 nëntor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë Presidentit Meta:

Kënaqesi të takohesha në Paris me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Një marrëdhënie unike mes popujve tanë në respekt e mirënjohje të historisë dhe të dëshirës për një marrëdhënie edhe më të ngushtë në të ardhmen. ?????

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?