Presidenti Meta takon në Stamboll presidentin turk Erdogan

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet sot në Stamboll, me ftesë të veçantë nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për të marrë pjesë në përurimin e aeroportit të madh të këtij qyteti. Simbolika e këtij përurimi përkon me 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit, Presidenti Meta është takuar dhe me presidenti turk. “Kënaqësi e veçantë ta uroja Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë e njëkohësisht për inagurimin e aeroportit të ri të madh të Stambollit”,- shkruan kreu i shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?