Presidenti Meta: Thellësisht i prekur dhe i trishtuar nga tragjedia në Maqedoninë e Veriut

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për tragjedinë në Maqedoni, ku si pasojë e daljes nga rruga të një autobusi kanë humbur jetën 13 persona.
Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shqiptar shpreh ngushëllime për humbjen e jetës së qytetarëve dhe uron shërim të shpejtë të plagosurve.
“Thellësisht i prekur dhe i trishtuar nga lajmi tronditës i humbjes së jetëve në tragjedinë e autobusit në autostradën Shkup – Tetovë.
Në këto momente të vështira jam shpirtërisht pranë familjeve të lënduara nga kjo tragjedi, të afërmve e miqve të viktimave dhe pranë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të prekur prej saj! Ngushëllimet e sinqerta dhe solidaritet vëllazëror!
Urim të sinqertë për një shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit!”,– shkruan Presidenti Ilir Meta.

VIDEO e rrëzimit të autobusit në Maqedoni, 13 viktima dhe 29 të plagosur

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?