FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta: T’i kushtohet rëndësi mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët në diasporë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës z.Dardan Gashi.

Presidenti Meta, shprehu angazhimin e tij në mbështetje të diasporës shqiptare kudo që ndodhet në botë, si një aset me vlera të mëdha për kombin. Presidenti Ilir Meta, një rendësi të veçantë i kushtoi mësimit të gjuhës shqipe të fëmijëve tanë që jetojnë në diasporë.

Presidenti Meta, theksoi rendësinë e bashkëpunimit të Ministrive të Diasporës, të Kosovës dhe të Shqipërisë, në mbajtjen gjallë të identitetit kombëtar të shqiptarëve në diasporë si dhe kultivimin e gjuhës, të traditave, artit, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Ilir Meta, theksoi se shqiptaret e diasporës kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?