Presidenti Meta vizitë tek Instituti Bujqësor: Bujqësia dhe turizmi, prioritete për zhvillimin

Presidenti Ilir Meta, ka mbajtur sot një fjalim në Institutin Bujqësor të Kamzës me rastin e 65-Vjetorit të krijimit të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare. Kreu i shtetit ka theksuar se bujqësia dhe bujqësia dhe turizmi janë prioritet për zhvillimin e vendit.

“Ekonomia shqiptare ndodhet para sfidës së madhe të integrimit; sfidat tuaja mbetën të hapura për rritjen e prodhimit dhe hapjen e vendeve të punës. Shembulli i prodhimit të vezëve në vend duhet të shtrihet edhe në sektorët e tjerë, por për këtë nuk mjafton vetëm rritja e prodhimit por plotësimi i standarteve sidomos i sigurisë shqiptare. Këto nuk mund të arrihen pa një brez të mirëedukuar që ka këtë qëndër unikale, Fakultetin e Mjekësisë Veterinare. Dua të falenderoj studentët për këtë zgjedhje të mençur dhe ftoj të rinjtë të zgjedhin këto shkenca”,-tha Presidenti

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?