Presidenti Meta viziton Panairin e Librit: Më shumë lehtësira për botuesit
Kreu i shtetit në Panairin “Tirana 2017”: Nuk ka si libri, veçanërisht për fëmijët e të rinjtë!
Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi pasditen e sotme Panairin e 20-të të Librit “Tirana 2017”, i cili ka hapur siparin prej disa ditëvenë Pallatin e Kongreseve. Pasi u mikprit dhe u shoqërua nga Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri dhe organizatorë të tjerë të Panairit, Presidenti Meta vizitoi stendat dhe pavionet e shtëpive botuese ku ekspozohen botime të ndryshme në shqip dhegjuhë të huaja, nga botues të shumtë të ardhur ngatrevat shqiptare, universitete dhe institucionetë ndryshme akademike.
Presidenti i Republikës u përshëndet, takoi dhe bisedoi me disa prej drejtuesve dhe përfaqësuesve të shtëpive botuese, duke shprehur përshtypje dhe vlerësime mbi titujt dhe autorët e librave të shpalosur në Panair, si dhe duke u ndalur te rëndësia dhe cilësia e botimit të librave shqip dhe tirazhit të tyre. Presidenti Metavuri në dukje në prani të mediave të pranishme: “Së pari dua të përgëzoj të gjithë botuesit për këtë angazhim, bashkëpunim dhe për këtë pjesëmarrje kaq të suksesshme në Panair, sidomos të fëmijëve e të rinjve që tregon një rritje të interesit për librin. Dua të shpreh mbështetjen edhe për nismën ‘Të lexojmë së bashku’, sepse është vërtetë një nismë shumë pozitive jo vetëm për të nxitur leximin, për të inkurajuar të rinjtë, dhe fëmijët sidomos për t’i kushtuar një vëmendje edhemë të madhe librit, por edhe njëkohësisht për të nxitur debatin mbi librin, aftësitë krijuese të secilit, sepse të lexoshnjë libër, do të thotë të kesh një shkok më shumënë sfidat e tua, në përpjekjet e tua për të ecur drejt ëndrrave. Dhe për të rinjtë, për fëmijët është e domosdoshme që të lexojnë sa më tepër, që të kenë sa më shumë vetëbesim për realizimin e projekteve të tyre”,- tha kreu i shtetit.
Presidenti Meta u ndal dhe në problematikat me të cilat ndeshen botuesit duke shtuar se shtëpitë botuese meritojnë më shumë vëmendje dhe lehtësira. “Ajo që doja të theksoja është se libri, autorët, krijuesit dhe shtëpitë botuese ndeshen mevështirësi të jashtëzakonshme, sepse të botosh libra nuk është thjesht një sipërmarrje, aq më tepër një biznes, por mendoj se është një mision dhe kontribut i madh për publikun e gjerë, dhe të gjithë këta meritojnë më shumë vëmendje e lehtësi dhe absolutisht, meqë jemi edhenë prag të mbledhjes së dy qeverive: të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës dhe meqë këtu kemi mjaft shtëpi botuese nga Kosova që marrin pjesë dhe njëkohësisht shtëpitë botuese këtu në Shqipëri dhe ato në Kosovë botojnë edhe autorë nga secili prejvendeve tona, duhet të ecim drejt taktikave unifikuese, lehtësuese, të cilat heqin automatikisht çdo pengesë për qarkullim e librave. Sepse kështu na ndihmojnë në fuqizimin e mëtejshëm të kulturës sonë të përbashkët”,- theksoi Presidenti Meta duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve.

KOHA JONË SONDAZH

