FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti pret nxënësit shqiptarë të shkollës Dacaj të Rozhajës te Malit të ZI

Presidenti Meta ishte sot në Durrës me nxënësit e Dacaj Rozhajës të Malit të Zi. Pas takimit ai shkruan:

“Shumë i lumtur të ndaja sot në Durrës momente të jashtëzakonshme, tepër të këndshme dhe interaktive, me nxënësit e mrekullueshëm të shkollës 9-vjeçare në gjuhën shqipe në Dacaj të Rozhajës, të cilët prej dy ditësh po vizitojnë Shqipërinë. Ruaj kujtime mbrësëlënëse nga vizita ime e pak muajve më parë në shkollën e tyre dhe ndihem mirë që këta fëmijë, shkëlqejnë në mësime, e duan kaq shumë Shqipërinë dhe ndihen krenarë që janë shqiptarë.
Mirënjohje e falënderim për stafin pedagogjik për përkushtimin që tregojnë në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar në këto treva.
Kënaqësi që me ne sot ishte dhe ambasadori i Malit të Zi, z.Dušan Mrdović. Marrëdhëniet tona me Malin e Zi, çdo ditë e më të shkëlqyera”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?