Presidenti rus kërcënon Europën me raketa, “nëse rrezikohemi”!

Presidenti rus kërcënon Europën me raketa, nëse rrezikohemi! Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi gjatë së mërkurës për një garë të re armatimesh, nëse Amerika tërhiqet nga traktati i armëve bërthamore, e shtoi madje se Rusia do të përgjigjet “në të njëjtën natyrë” ndaj çdo rakete të re amerikane të vendosur në territorin e Europës.

Putin paralajmëroi vendet europiane që mund të jenë stacione dislokimi të raketave amerikane me rreze të mesme veprimi, se do të jenë në shënjestër të arsenalit bërthamor rus.

“Nuk e kuptoj pse duhet ta vendosim Evropën në një rrezik aq të rëndë”, tha ai. “Unë nuk shoh asnjë arsye për këtë. Do të doja të përsëris se nuk është zgjedhja jonë. Ne nuk duam atë “, tha Putin. “Nuk mbetet gjë tjetër veçse një garë e re armatimesh”, tha ai në një konferencë për shtyp pas diskutimeve me kryeministrin italian, Giuseppe Conte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti rus tha se, nëse Uashingtoni shkon drejt braktisjes së “INF”-së dhe transferon më shumë raketa në Europë, atëherë Rusia do të përgjigjej “në të njëjtën mënyrë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

A do të mund të përgjigjemi ne? – pyeti ai. – Po, do të përgjigjemi dhe do të jetë diçka shumë e shpejtë dhe efektive”.

Putin shtoi se çdo vend europian që do të pranojë të strehojë raketa amerikane do të vihet përballë rrezikut të një sulmi rus. “Këto janë gjëra të qarta”, tha udhëheqësi rus. “Do të ktheheshim edhe njëherë në situatë të ngjashme me raketat Pershing në Europë”, shtoi ai, duke iu referuar raketave amerikane të dislokuara në Europën Perëndimore në vitet ’80.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?