Princi i Monakos: Vlerësimi nga Meta, impuls i ri për intensifikim të marrëdhënieve

Kreu i shtetit Ilir Meta vlerësoi sot me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, në një ceremoni solemne të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, Princin e Monakos, Albert II. Dekorimi u bë me motivacionin “Për kontributin e çmuar në inkurajimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Principatës së Monakos; për mbështetjen e vyer për ruajtjen e biodiversitetit në zona të mbrojtura detare në Shqipëri, si pjesë e mjedisit të pellgut të Mesdheut.

Në fjalën e tij, Princi i Monakos falenderoi kreun e shtetit shqiptar për vlerësimin duke u shprehur se ky dekorim është një impuls i ri për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Fjala e Princit të Monakos pas vlerësimit të Presidentit Meta me dekoratën e “Flamurit Kombëtar”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zoti President, zotërinj ministra, Lartësi, Shkëlqesi, te dashur miq,

Swiss Digital Mobile Reklama

Me lejoni t’ju shpreh falenderimet e mia me te sinqerta per nderin qe me beni me Dekoraten e Flamurit Kombetar”.

Ky vleresim honorifik ben te njohur, ashtu sikurse  ju e keni nenvizuar ne dekretin tuaj, intensifikimin e marredhenieve ekzistuese mes vendeve tona, qe u iliustrua kryesisht edhe nga firmosja sot e nje memorandumi mirekuptimi.

Ju keni theksuar gjithashtu qe ky titull nenvizon veprimet qe ne duhet te ndermarrim se bashku per ruajtjen e biodiversitetit ne Mesdhe e me vecanerisht te zonave detare te brigjeve shqiptare. Kjo ambicie u konkretizua nga firmosja e nje partneriteti me OJQ-ne “Pisha flamur”.

Jam i bindur qe teresia e fushave te bashkepunimit qe ju permendet, Zoti President, do te mund te njohin zhvillime te frytshme qe dy komunitetet tona kane aftesine t’i arrijne.

Se fundmi, une i gezohem perspektives se aderimit te Shqiperise ne CIESM, kesaj organizate nderkombetare qe me shume se kurre na tregon dobine e saj ne ruajtjen e te mires sone te perbashket.

Ky det mesdhetar, djep i njerezimit, duhet te jete objekt i gjithe vemendjes sone sepse ai eshte garanti i te ardhmes sone dhe vulos fatin e perbashket te teresise se vendeve qe e kufizojne ate.

Shpreh urimin qe kjo trashegimi e perbashket te jete ne vitet e dekadat e ardhshme nje vektor paqeje e mirekuptimi te perbashket.

Ju faleminderit”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?