FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prokuroria kërkon burg me 8 muaj për Tom Doshin dhe dy të tjerë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot dënimin me 8 muajt burg për deputetin Tom Doshi. Gjithashtu prokuroria ka kërkuar sërish dënimin e Mark Frrokut me 8 muaj burg. Pretenca është dhënë gjatë ditës së sotme në Gjykatën e Tiranës.

Prokuroria ka kërkuar edhe 1 vit burg edhe për Durim Bamin. Por prokuroria ka bere te ditur se, ka pranuar gjykimin e shkurtuar dhe kerkon nga 8 muaj burg per Doshin, Frrokun dhe Bamin.

Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami akuzohen për kallëzim të rremë për ‘atentatin’ e supozuar ndaj deputetit Ilir Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dosja e famshme qëndroi gjashtë muaj e bllokuar në Gjykatën e Lartë dhe më pas ka lëvizur sa atje në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe më pas sërish në Gjykatën e Lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çështja në fjalë bëri bujë në vitin 2015, kur deputeti Tom Doshi tha publikisht se kishte zbuluar një atentat që do të bëhej ndaj tij.

Me datë 4 korrik do jetë radha e mbrojtjes të akuzuarve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?