Prokuroria me 19 janar vendos për Tahirin: Arrest ose shpallet i pafajshëm
Për Tahirin, Prokuroria ka afat deri më 19 janar për t’u shprehur. Në dosjen e organit të akuzës flitet për bashkëpunim të grupit kriminal “Habilaj” me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është nën hetim prej më shumë se një vit e tre muaj, shkruan Panorama.
Vendimmarrja për Tahirin ka mbetur peng i përgjigjes së dy letërporosive nga Italia dhe Mali i Zi.
Nëpërmjet njërës prej letërporosive pritet informacion lidhur me një udhëtim të familjarëve të Tahirit nga Shqipëria drejt Italisë, në korrik të 2014, për faktin se në të njëjtin avion me të, si në vajtje, ashtu edhe kthim, ka udhëtuar edhe Moisi Habilaj.
Letërporosia pritet t’i japë përgjigje pyetjes nëse udhëtimi ka qenë rastësor apo ka njohje të afërta mes familjarëve të ish-ministrit dhe vëllezërve Habilaj, marrëdhënie që në fakt janë mohuar nga Tahiri.
Megjithatë burimet thonë se vendimi do jetë surprizë për pritshmeritët e publikut për rastin në fjalë. Presioni i kryeministrit Rama mbi prokurorinë duket se e ka bërë punën e tij.
KOHA JONË SONDAZH

