Protesta te “Astir”, Braimllari: Edi Rama hiq dorë nga projekti korruptiv
Banorët e Unazës së Re, ja mbledhur sërish mbrëmjen e stome, për të protestuar kundër projektit korruptiv të qeverisë së Rilindjes. Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të tërheqin projektin, sepse nuk do të arrijnë kurrë të prishin shtëpitë e tyre.
“Në vend të gomave do djegim fadromat e INUKU-t nëse i afrohen shtëpive tona. Ju themi punonjësve shtetëror se kush kërkon të na dhunojë ne do të gjejë vdekjen në Unazën e Re. Kryeministër ti je hajdut në atë karrige që ke zënë”,- u shprehën banorët.
Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe deputetët e opozitës.
Deputeti i LSI, Endrit Braimllari u shpreh se qeveria dhe kryeministri Edi Rama duhet të heqin dorë nga projekti korruptiv i Unazës së Re.
“Projekti i Unazës së Re është fytyra korruptive e kësaj qeverie. Shqiptaret janë në varfëri ekstreme, ndërsa Edi Rama grabit 40 milionë euro. Shqiptarët janë të varfër dhe të papunë për shkak të kësaj qeverie. Edi Rama të heqë dore nga ky projekt korruptiv”,- tha Braimllari.
KOHA JONË SONDAZH

