FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta të Unaza e Re. Braimllari: Policia të mos provokojë qytetarët

Deputeti i LSI, Endrit Braimllari i cili ndodhet në protestën që po zhvillojnë banorët e Unazës së Re u ka bërë thirrje forcave të rendit të mos provokojnë qytetarët.

Në një reagim për mediat që po ndjekin protestën, Braimllari u shpreh se banorët kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim të plotë për banesat që u shkatërrohen nga projekti i qeverisë.

“I bëj thirrje policisë të mos provokojnë banorët. Janë në të drejtën e tyre. Polica nuk është fajtore, Edi Rama përgjegjësi kryesor i kësaj situate fshihet si frikacak dhe nuk vjen të përballet me banorët. LSI në mbështetje të banorëve”,- deklaroi deputeti i LSI.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?