Protesta te unaza e re, thirrja e Berishës: Qytetarët të bashkohen kundër narkoqeverisë!

“Ndal veprës kriminale të rrafshimit të 320 ndërtesave nga narkoqeveria e Kallam Dështakut!”

Këtë thirrje ka lëshuar sot në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili po përkrah fuqimisht protestën e qytetarëve që jetojnë e punojnë në Unazën e Re në Tiranë, kundër shembjes së shtëpive dhe bizneseve të tyre.

“Iu bëj thirrje qytetarëve, – shkruan Berisha, – të solidarizohen me burrat, gratë, fëmijët, të rinjtë që po mbrojnë me heroizëm, votrat e tyre familjare dhe bizneset e kafshatës së tyre të gojës!”

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbi 300 godina banimi dhe biznese në të dy krahët e rrugës tek Unaza e Re, nga mbikalimi deri tek sheshi Shqiponja do të shemben.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetarët janë njoftuar vetëm tre ditë më parë për projektin dhe kanë dalë në protestë për mungesën e transparencës me të cilën po veprohet si lidhur me kompensimin e tyre, ashtu dhe me devijimin e projektit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?