FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta tek ”Unaza e Re”, Rama: Ku cënohet prona e përbashkët, s’ka legalizim

Gjatë një takimi me koordinatorët e bashkëqeverisjes në Kryeministri, Edi Rama preku temën e nxehtë të prishjes së ndërtimeve të ligjshme e të paligjshme në zonën e Astirit, që preken nga projekti i Unazës së madhe.

Kryeministri theksoi ndër të tjera se Shqipëria nuk do të mbetet peng i atyre që kanë ardhur nga vend e pavend për të gjetur strehë vend e pavend në kryeqytet, duke zaptuar tokat e të tjerëve e duke ndërtuar pa leje.

Duke përmes një prej argumenteve të dhëna nga banorët protestues, sipas të cilëve “janë në proces legalizimi” ndaj nuk u duhen prishur banesat, Rama tha se të jesh në proces legalizimi nuk do të thotë që është e nënkuptuar se qytetari do ta marrë certifikatën e pronës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai këmbënguli se projekti do të vijojë dhe se do të dëmshpërblehen të gjithë ata që kanë shtëpi të ligjshme, por që preken nga plani i restaurimit të Unazës së madhe, ndërsa ata që janë me banesa të paligjshme do të përfitojnë lehtësira të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?