FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PS-ja fushatë edhe në kishë!

PS-ja nuk ndalon fushatën e paligjshme. Jo vetëm në kundërshtim me dekretin e Presidentit Meta, por edhe në shkelje flagrante të ligjit e moralit.

Kandidati socialist për Bashkinë e Tepelenës Tërmet Peçi ka zhvilluar në takim elektoral në kishën e Leklit. Takimin e ka bërë publik edhe përmes disa fotove të postuara përmes adresës së tij në rrjetet sociale.

I paprecedentë mbetet fakti se për këtë takim elektoral nuk janë kursyer as ambientet e vendeve të shenjta. Një rast kaq flagrant nuk është çudia e vetme në këto zgjedhje, pasi më herët, po ashtu është denoncuar kthimi i një qendre shëndetësore në KZAZ, rast ky i cili është edhe rreptësisht i ndaluar nga Konventa Ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?