PS kërkon burgosjen e Bashës për pastrim parash
Partia Socialiste pritet të depozitojë në Prokuroi kallëzim penal për kreun e PD-së, Lulzim Basha. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla në emër të grupit parlamentar të mazhorancës deklaroi se mbi Bashën rëndon akuza për pastrim parash. Basha i referohet kontratave të lobimit të PD-së para dhe gjatë zgjedhjeve me disa kompani amerikane.
Sipas socialistëve janë 1 milion dollarë që janë paguar nga PD-ja për llogari të disa kompanive amerikane. Mënyra sesi janë bërë pagesat, sipas socialistëve, është e jashtëligjshme. Shuma e parave nuk figuron e deklaruar në KQZ, në shpenzimet e PD për fushatën elektorale. Ndërkohë PD pretendon se kontratat janë të rregullta dhe janë nënshkruar dhe zbatuar sipas ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për deklaratës për kallëzimin penal dhe burgosjen e kreut të PD-së, sot në Kuvend ka reaguar dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Kreu i PD tha se partia që ai drejton ka deklaruar çdo shpenzim, ndërsa akuzoi maxhorancën se kërkon të mbulojë skandalin e Tahirit. “Edi Rama nga gjithë njerëzit për të bërë furtunën e radhës në gotë që ti ikësh pyetjeve që nuk u jep dot përgjigje për Tahirin, Habilajt, Balilajt, vëllanë e Ministrit të Brendshëm, për llogaritë ofshore që të ka akuzuar OSBE, për 200 milionë euro, i vure gishtin këtij, nuk e di, apo nuk do ta dish se ky ka rënë në rrjetën e hetimit për pastrimin e parave prej vitesh dhe nuk e mbron më as imuniteti, as fjalimet e stisura. Mos prit deri të hënën, çoje sot në Prokurori, çoja edhe FBI. PD ka deklaruar çdo shpenzim”, u shpreh Basha.
Sulmi i PS ndaj Bashës është si benzinë mbi zjarrin e debateve që priten sot në Kuvend. Demokratët premtuan dje se nuk do të lejojnë që buxheti i vitit 2018 të kalojë në Kuvend. Basha deklaroi se opozita do të bëjë çdo gjë që është e mundur (brenda rregullores së Kuvendit) për të shkurtuar jetën e qeverisë aktuale.
Pavarësisht akuzave të PS-së thirrjet për arrestim dhe burgosje të kreut të PD-së komplikojnë dhe më shumë situatën politike. Opozita prej disa mujash kërkon krijimin e një qeverie teknikë dhe shkëputjen e lidhjeve të krimit me segmente të qeverisë.
VIDEO/DEKLARATAT SOT NE KUVEND
https://www.facebook.com/kohajone/videos/745700805619459/
KOHA JONË SONDAZH

