FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PS mbledh krerët e degëve, 16 ikin pasi dështuan (Emrat)

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, mblodhi në një takim 61 kryetarët e degëve të PS. Balla diskutoi me krerët e degëve për një proces zgjedhor që ka nisur në PS dhe që përfundon më 15 nëntor. Një proces zgjedhor që parashikon zgjedhje dhe rizgjedhje të PS, ku kjo parti ka pasur rezultat më të dobët se në zgjedhjet e shkuara. Janë 16 bashki që do iu duhet të rizgjedhin kryetarët e tyre, pasi kryetarët aktualë do duhet të lënë detyrën për rezultate të dobëta në detyrë.

Krerët e PS që ikin:

Kamëz-Ramadan Cani
Kavajë-Gentian Daja
Rrogozhinë-Haxhi Memolla
Peqin-Edurim Teqja
Cërrik-Gëzim Salla
Elbasan-Ardit Demiri
Përrenjas-Haxhi Çollaku
Pogradec-Bledi Çomo
Pustec-Jani Ago
Devoll-Eroldi Begolli
Dibër-Afrim Mikli
Vau i Dejës-Kristian Shkreli
Kuçovë-Sybi Shehu
Skrapar-Edmond Omeri
Këlcyrë-Hodjan Selami
Shkodër-Arvit Osja

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?