PS përshpejton projektligjin për bastet, votohet javës tjetër

Mazhoranca është e vendosur ta çojë deri në fund nismën për kufizimin e lojërave të fatit dhe basteve.

Pas fjalës së sotme të Kryeministrit Edi Rama në Kuvend, i cili tha se kazinotë do lejohen vetëm në hotele dhe resorte me pesë yje, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, bën një hap më shumë.

Nga foltorja e Kuvendit ai i bëri thirrje opozitës që të ndërpresë bojkotin dhe të miratojë projektligjin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në emër të ligjvënësve socialistë ai kërkoi që projektligji të kalojë më procedurë të përshpejtuar dhe javën e ardhshme të vijë për votim.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë kam besim që Kuvendi sot, grupi i PS do ta mbështesë vendimin për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar, i bëj thirrje PD-së që në largimin me bojkot pa arsye të shfrytëzojë seancën e së enjtes për t’u kthyer në parlament dhe për të votuar këtë projektligj të rëndësishëm”, u shpreh Balla.

Ndërkohë nga e hëna e ardhshme projektligji pritet të nisë shqyrtimin në komisionet parlamentare, ku të enjten pritet edhe votimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?