FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pse nga dogana e Hanit të Hotit hyjnë akoma të huaj dhe nuk karantinohen?

Akuza vjen nga Voltana Ademi. Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër ka lëshuar një akuzë të fortë ndaj qeverisë Rama. Sipas Ademit deri dy ditë më parë në Dogana e Hanit të Hotit kanë hyrë rreth 100 persona në ditë, nga cilët sipas saj një pjesë e mirë ishin të huaj.

Po sipas Ademit këta persona nuk janë karantinuar.
Ndërkohë që Ademi ka shtuar se vetëm një person është marrë në telefon gjatë karantinës, ndërkohë që për të tjerët nuk është bërë një gjë e tillë. Kjo akuzë e Ademit vjen pas përplasjes me qeverinë e cila akuzonte Bashkinë e Shkodrës që nuk kishte marrë masat e duhura për të përballur situatën e COVID-19.

Ndërkohë që Shkodra është një nga vatrat më të nxehta të infektimit me COVID-19 në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?