Qeveria e Edi Ramës sipas Ylli Manjanit

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një postim në Facebook ka paraqitur sot , sipas këndvështrimit dhe gjykimit të tij, një “organigramë dhe njëkohësisht terminologji për përdorim publik në kohën e Rilindjes”, siç e konsideron.

Postimi i plotë i Ylli Manjani: 

Organigramë dhe njëkohësisht terminologji për përdorim publik në kohën e Rilindjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

1. Tepsi; është Këshilli i Ministrave që sipas Kushtetutës përbëhet nga Kryeministri, Zëvendëskryeministri dhe ministrat.
2. Uturak; janë Sekretarët e Përgjithshëm zyrtarë të afërt fare me anëtarët e tepsisë.
3. Legenë; janë drejtorët. Kur janë të Përgjithshëm quhen Legena të Përgjithshëm. Të tjerët janë legena pa bythë.
4. Kaci; janë punonjësit e propagandës. Detyra e tyre është të pastrojnë m… që hidhet mbi tepsinë dhe ta hedhin tek kundërshtarët.
5. Kakërdhi; janë specialistët e ëmëruar nga partia në administratë. Këta gjenden me shumicë dhe nuk pastrohen asnjëherë.
6. Sapllake; shofer në dikaster.
7. Parlament; furrë publike ku tepsia pjek produktet e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo hierarki dhe këto terma i përdor udhëheqja publikisht,por të vendour sipas hierarkisë ligjore.

Ah të mos harrojmë: DASH nuk nënkupton më Departamentin Amerikan të Shtetit, por Departamentin Antishpifje.

Shpifjeeeeeeeeee.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?