Qeveria: Ikni, vetëm ikni!
Në një konferencë për mediat, ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh se Forcat e Armatosura janë në terren dhe kanë shpëtuar dhjetëra njerëz.
Por gjatë deklaratës së saj, Xhaçka u shpreh se do të shtohen reshjet dhe do të zgjerohet harta e përmbytjeve. Xhaçka ka bërë thirrje që banorët të lënë shtëpitë e të ikin.
‘Të gjithë banorët që ndodhen pranë lumenjve, përrenjve apo baseneve iu bëjnë thirrje: Ikni, ikni sepse do të shtohen përmbytjet’, është shprehur Xhaçka.
Nisur nga situata e reshjeve të 24 orëve të fundit dhe situatës që paraqitet në territorin e qarkut Fier Prefekti i Qarkut Fier, Baki Bala ka dhënë alarmin dhe ka bërë thirrje për të pritur orët më të këqija në vijim pasi prurjet janë të shumta dhe se Vjosa është në pikën kritike që do të thotë se pritet një situate e ngjashme me vitin 2015 në këtë zone.
Dritan Leli ka thënë sot se problematike është situata në Vjosë ku po peson rritje me 20 cm në orë që sipas banorëve kjo nuk është situatë që është parë ndonjëherë. “Zona e Novoselës më problematike”, – tha ai. Sipas kryebashkiakut ka prurje të shumta në Vjosë dhe për banorët problematike është zona në Ujin e Ftohtë. Ndërkohë, bëhet e ditur se Vjosa ka dalë nga shtrati (në pjesën e Vlorës), ndërkohë që Shtabi i Emergjencave të Vlorës është aktualisht duke koordinuar punën edhe me qarkun e Fierit.

“Po merren masa për menaxhimin e situatës në basenet ne Vjosë, Shkumbin dhe Seman. I bëj thirrje të gjithë banorëve të prekur të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me FA dhe strukturat e emergjencës. Ju lutem bashkëpunoni për te garantuar sigurinë e jetës per secilin prej jush” – tha ministrja.
Ndërkohë që në Fier për shkak të situatës alarmante dhe daljes nga shtrati të lumit Vjosa, ka zbritur edhe ushtria në terren.

Në foto: Pamje nga përmbytjet sot në Fier si dhe ushtria duke shkuar drejt Fierit
KOHA JONË SONDAZH

