Rama asnjë përgjigje për krimin dhe drogën, i shqetësuar për Himarën dhe ‘Detin’
Kryeministri Edi Rama e ka shmangur me këmbëngulje përgjigjen e pyetjeve që i drejtoi kreu i PD-së, Lulzim Basha, për kanabizimin e vendit, lidhjet e ministrave dhe deputetëve të tij me kriminelë.
Rama e ka konsideruar si një ‘hit i vjetër në gramafon” dhe i është përgjigjur Bashës me kundërpyetje: Çfarë deshët dje në Himarë dhe a bashkoheni edhe ju me ç’ka thotë opozita greke për ne, se po spastrojmë minoritetin?”
NGA FJALA E RAMES
Sharje dhe fyerje vulgare u dëgjuan. Unë nuk shaj dhe nuk fyej. E vërteta është se askujt mbi këtë tokë nuk i kam thënë as kriminel as hajdut, as kështu, as ashtu. Sidoqoftë, kjo është juaja, janë shqiptarët që vendosin dhe nuk keni asgjë ën dorë. Ju vazhdoni avazin tuaj dhe t’i trajtoni si budallenj.
Pyetjes që po e përsërit për të tretën herë: I referohet të shkuarës, kush duhet të procedojë. Të jeni të qetë se këtë do ta bëjë drejtësia e re që do të lindë si rezultat i Reformës në Drejtësi, Vetingut, institucioneve të reja . këtu do të jemi dhe do të shikojmë dhe kuptojmë.
Nuk të thashë më parë, po ta kujtoj tani. Je njeriu që ke firmosur dorëzimin e një cope territor të Republikës së Shqipërisë, një nga arsye pse ne sot një dialog të vështirë me fqinjët tanë. Je njeriu dhe partia, qeveria e deridjeshme, të provuar nga Gjyakata Kushtetuese në një vendim 9 me 0 se keni shkelur interesin kombëtar dhe keni firmosur një marrëveshje kundër interesit kombëtar.
As saliu, as ti dhe as kjo parti nuk mund të akuzohen si antikombëtarë, por mund të gjykohen si të papërgjegjshëm dhe sado ta këndoni këtë hitin e fundit që keni vendosur ta përsërisni në gramafonin e PD, por është shumë e rëndësishme të kuptohet: Pse u shfaqët dje në Himarë?!
Nuk ka shqiptar që nuk e di që ne kemi një problem me fqinjët, një dialog të vështirë dhe jemi anagzhuar si shqiptarë, jo si në pazar.
Sipas fqinjëve tanë, atje në Himarë paska një projekt për të eliminuar minoritetin. Po ju, a jeni dakord? Se ejni PD-ja e Shqipërisë, alternativë e pushtetit. A jeni dakord ju që të përballet Shqipëria në Bruksel me këto akuza?
Nëse ju keni zë më të lartë se ai i opozitës greke, hajde thuaje këtu em zë të lartë. Se çfarë është Himara për mua, unë e them me vepra, s’ka nevojë ta them me fjalë. Ec e thoni nëse po veprojmë atje me dy standarje, nëse në nuk po veprojmë atje si në çdo pjesë të territorit.
KOHA JONË SONDAZH

