Rama dhe Basha kalojnë në familjet e njeri tjetrit
Përplasja vazhdon e egër mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD.
‘Ti hoqe një ministër Financash se nuk i plotësoi vëllait dëshirën’, u shpreh Basha.
Debati mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës:
Rama: Vëllai është një njeri i zakonshëm, nuk është një kunat i famshëm. Por unë nuk vij këtu të bëj luftë me ju këtu si persona. Ju si persona jeni njerëz që përpiqeni, por këtu është çështje përcaktuese, pse jeni bashkë, ku doni të dilni së bashku.
Basha: Duke nisur nga vëllai i tij dhe anëtar i familjes, nuk më ka interesuar kurrë. Por kur një njeri ndërhyn që të rrisë TVSH-në dhe për një njeri që u hoq ministri i Financave para dy vjetësh, kjo është çështje e rëndësishme. Mos të na shesë dëngla këtu se nuk po i prek njeri familjen, por kur familjen e përdor për korrupsione korruptive…. Këtë e dinë dhe partnerët.
KOHA JONË SONDAZH

