Rama dhe Veliaj: Do të rijetëzojmë Piramidën në Tiranë

Sot ka nisur puna tek Piramida për projektin e ri të ‘rijetëzimit’ të saj që do e kthejë në qendrën digjiitale më të madhe në Ballkan, dhe jo vetëm, edhe argëtimi dhe mësimi.

Punimet po inspektohen nga kreu i qeverisë Edi Rama, bashkë ambasadoren e SHBA në Shqipëri Yuri Kim dhe kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka garantuar se plani për digjitalizimin e Piramidës përfundon në vitin 2023.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa, në fjalën e tij Rama ka thënë se projekti për Piramidën ka qënë më i vështiri për marrë formën e dëshiruar dhe për të jetësuar harmonizimin e të shkuarës dhe të ardhmes përmes një ndërhyrje në të tashmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne sot këtu nisim zbatimin e këtij projekti. Ky është projekti që në këndvështrimin tim ka qenë më i vështiri për të marrë formën e dëshiruar dhe për të jetësuar harmonizimin e të shkuarës dhe të ardhmes përmes një ndërhyrje në të tashmen. Kjo ndërtesë në kohën kur u ngrit dihet çfarë qëllimi kishte. Por nga pikëpamja arkitektonike ishte shkuarja e arkitektëve të kohës ishte përtej kohës. Si për të thënë se ajo që nuk lejohej dhënia e një forme e lidhur me arkitekturën moderne ishte e mundur. Në rastin kur kjo formë do duhej të përmbante mesazhin e Komunizmit. U bë një objekt që duhej ruajtur jo thjesht për historinë e saj, por për formën e saj. Vitet që erdhën e lanë këtë godinë në një proces degradimi ku asnjëherë nuk u gjet se si kjo godinë mund të shërbente për qëllime të tjera me funksione të tjera. U provuan shumë gjëra që e çuan në kioskë. Si një lloj simboli i tokës së ‘nxanun’. Në një vend ku veprimtaritë që s’kishin lidhje me njëra tjetrën dhe mbeti i shkretë“, u shpreh Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?