Rama: E dua edhe një mandat!
Edi Rama e do mandatin e tretë! Nuk mjaftuan 8 vite, por i duhen edhe 4 vite të tjera. Ja pse e do Rama këtë mandat, ndërsa poston foto nga Korça këtë të shtune mbrëmje:
“S’ka më të verbër se sa ai që nuk do të shikojë, por Korça nga dje sot nuk ka ndryshuar si nata me ditën veç në dukje, po edhe në të ardhurat e ekonomisë vendore, që dje lëngonte nën pluhurin e harresës, ndërsa sot hap dita-ditës dyer të reja bujtinash, baresh, restorantesh, aktivitetesh lloj-lloj, të cilat tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë në qytetin që sot e kupton pse të moçmit e quanin, “Parisi i Vogël” i Shqipërisë.
Me qendrën e re të kodimit e të start up-eve për të rinjtë, Korça e Mandatit të Tretë do të kthehet edhe në një destinacion dijeje për punësim në tregun global të shërbimeve digjitale”- shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

