Rama fushatë kundër kreut të shtetit. Vijon sulmet në auto intervistën në ERTV
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në qendër të fushatës së tij sulmet kundër kreut të shtetit. Qytetarët presin program, nëse ka, dhe të tregojë se çfarë ka bërë këto tetë vite në qeverisje. Por në mungesë të bilancit qeverisës kryeministri u servir në mëngjes, drekë dhe në darkë vetëm akuza, fyerje dhe sharje ndaj Presidentit të Republikës.
Pas mesazheve që dha dje nga Vlora dhe sot paradite kundër kreut të shtetit, Rama ka zgjedhur të bëjë një auto intervistë në ERTV dhe shumicën e saj t’ja dedikojë sulmeve personale kreut të shtetit.
Ndërsa thotë se Presidenti nuk po zbaton rolin e tij kushtetutës, është koha që Rama t’u shpjegoi shqiptarëve se cili është roli real i një kryeministri? Sepse të mos bësh asgjë për pandeminë, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit dhe gjithë ditën të sulmosh dhe fyesh Presidentin, kjo nuk ka lidhje me detyrën e kryeministrit. Këtë punën e sharjeve e bëjnë dhe më mirë se Rama gazetarët që ai paguan në media.
“Meta është shpërdoruesi i rolit të presidentit. Ai bën deklaratat nga këshillat e Peço Vasilit, dhe koha kur Vasili drejtonte shëndetësinë është koha më e errët e shëndetësisë shqiptare. Vaksinimi do shtrihet në moshat mbi 80 vjeç. Nëse presidenti mendon se Reshat Arabana apo Tinka Kurti nuk duhet të vaksinohen si çdo të moshuar tjetër. Ky njeri është bërë si dordolec që vihen në fusha për të trembur zogj. Meta bën deklarata për shqiptarët, por mendon vetëm për veten. Ne tani kemi garantuar personelin shëndetësor, po nisim me 80-vjeçarët dhe me radhë. Ata thjesht duan të marrin pushtetin e humbur, por s’kanë për ta marrë derisa akoma vijojnë të jenë alternativë”,- tha kreu i qeverisë në përgjigje të pyetjes së porositur që i tha gazetari i ERTV kundër kreut të shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

