Rama fut në listat e PS 6 deputetë të opozitës parlamentare. Ja çfarë u thoshte pak kohë më parë: Jeni gërmadha. Nuk dini të flisni

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të fusë në listat e sigurta për deputetët të PS-së, 6 deputetët aktualë të së ashtuquajturës opozitë parlamentare.

Reme Lala, Edmond Rrushaj, Ylli Shehu, Ediola Brahaj, Halit Valteri dhe Alban Zeneli, pritet të jenë listat e Partisë Socialiste. Mësohet se për futjen e tyre në lista, Edi Rama është duke larguar nga PS shumë emra të njohur të së majtës.

Emrat që po kandidohen janë të njëjtët për të cilët Edi Rama ka bërë sulmet më fyese në Kuvend. Pak muaj më parë ai i quajti atë gërmadha, njerëz që nuk dinë të flasin dhe që kanë probleme serioze përfaqësimi publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po pati mundësi këto muhabetet e rrugës i lini jashtë këtij vendi.  Mos hajdeni këtu edhe të na bëni si më të zotë se ata. Se nuk jeni më të zotë se ata. Shumica prej jush nuk dinë të flasin.  Shumica prej jush kanë problem me vendosjen e kallëzuesit në vendin e duhur. Ju jeni pasojat e tërmetit të opozitës. Ra opozita gërmadhat jeni ju”,- shprehej Rama në Kuvend pak kohë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?