FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama gjen fajtorin e përmbytjeve: Teknikët e Bashës…

Kryeministri Edi Rama nga Vlora dhe se përmbytjet kanë ardhur edhe si pasojë e djegieve që janë bërë gjatë verës, kur në detyrë ishin ministrat teknikë të Lulzim Bashës dhe PD. Shefi i qeverisë tha se janë marrë masat edhe për verën e ardhshme dhe nuk do të tolerohet askush. Gjatë komunikimit me gazetarët, Edi Rama tha se shumë shkelje u bënë gjatë muajve të verës, kur në detyrë ishte qeveria teknike.

“Ju gazetarët e Vlorës që jeni balli i kazanit të padurimit, edhe ju e shikoni vetë këtë punë dhe nuk keni cfarë të thoni. Perfekt nuk ka, por psh ajo që ndodhi lart në zonën lart në Llogara, edhe aluvioni që erdhi poshtë dhe preku një fushë aty të basketbollit, nuk e di cfarë inati kanë me basketbollin janë rezultat i gërryerjeve dhe djegieve që u bënë gjatë verës. Ne kemi filluar që tani të marrim masa për verën e ardhshme, do shtrëngojmë shumë fort edhe legjislacionin dhe nuk do falim askënd që do lozi me këtë pasuri, sepse përfituan nga qeveria teknike vjet”,- tha Kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Ora News – Rama: Përmbytjet, edhe nga djegiet gjatë verës, përfituan nga qeveria teknike

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?