Kryeministri Rama heq foton e Xhafajt nga kabineti në web-in zyrtar

Në faqen zyrtare të kryeministrisë bie në sy se është hequr mënjëherë fotoja e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërkohë që ai u largua nga detyra të shtunën e kaluar. Edhe pse Presidenti Meta e firmosi largimin e tij, procedura kushtetuese kërkon që dekreti të votohet në Parlament, por derisa të emërohet ministri i ri dhe procedura të jetë votuar, pra në Kuvend, zyrtarisht Xhafa mbetet ministër i Brendshëm.

Shpejtësia për të hequr emrin dhe foton e një ministri, pa u votuar tjetri, tregon se largimi nuk ishte dhe aq miqësor sa u përfol  të shtunën e kaluar.

Shënim i orës së fundit (ora 23.58): Pas botimit të fotove kryeministri ka urdhëruar rikthimin e fotos së Fatmir Xhafës

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Faqja zyrtare e Qeverisë www.kryeminisria.al ku mungon emri i ministrit të Brendshëm në detyrë, Fatmir Xhafaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?