Rama: I kujt është biznesmeni Rrok Gjoka?
Në debatet e sotme në Kuvend për investimet dhe projektin “1 miliardë dollarë”, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga PD të që mos akuzoj biznesmenët e ndershëm. Ai ka marrë si shembull kompaninë që do të ndërtojë Rrugën e Arbrit, pronar i së cilës është biznesmeni Rrok Gjoka.
Rama tha se Rrok Gjoka është një biznesmen që është themelues i Partisë Demokratike dhe ka kontribuar sistematikisht për fushatat e PD-së.
“Rrugën e Arbrit do e ndërtoj Rrok Gjoka. E njihni ju kush është? E kam për ju të vjetrit, se ju të Republikës së Re nuk e njihini. Ju të tjerët e dini, Rrok Gjoka është themelues i Partisë Demokratike. Rrok Gjoka është financionues i rregullt i fushatave të PD. Rrok Gjoka është përfitues i tenderave të Bashkisë së Tiranës kur Bash ishte kryetar. Tani, me thoni, Rrok Gjoka paratë e kujt do të pastrojë?”,- deklaroi Edi Rama në Kuvend.
KOHA JONË SONDAZH

