FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama i përgjigjet Bashës dhe sulmon Andi Bushatin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar 24 orë pasi vendi dhe qytetarët po përballen me kushtet e këqija të motit dhe mungesën e masave nga qeveria për rrugët.

Kryeministri i është përgjigjur kreut të PD-së, Lulzim Basha i cili akuzoi qeverinë për paaftësi.

Gjithashtu, Rama sulmon dhe gazetarin Andi Bushati, i cili u bllokua mbrëmë, si mijëra qytetarë të tjerë në rrugën Lezhë-Tiranë, për shkak se kompanitë e mirëmbajtjes që paguhen nga qeveria nuk kishin marrë masa për sigurimin e rrugës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lulëzim! Se çfarë bëra unë pas tërmetit, qytetarët e dinë. Se çfarë bëri e po bën kjo qeveri për përballimin e pandemisë edhe këtë e dinë. E mbajnë mend edhe ç’bëhej deri dje me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë e me dëborën kur rrugët bëheshin pista skish për makina!..

Swiss Digital Mobile Reklama

Politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore dhe s’ka qytetar normal, sado i pakënaqur me qeverinë, që të bëhet rrotë me zinxhir si Andi Bushati, për të të besuar ty rrugën e të ardhmes së Shqipërisë për inat të qeverisë!”,- shkruan Edi Rama në Twitter.

https://arkiva.kohajone.com/andi-bushati-kjo-qeveri-shkerdhate/

https://arkiva.kohajone.com/video-qe-tregon-situaten-problematike-te-rrugeve-dhe-mos-mirembajtjen-e-tyre/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?