Rama i trembet humbjes: Do kandidoj edhe në Durrës

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama prezantoi personat që kanë shprehur interes për të qenë kandidatë të Partisë Socialiste. Edhe pse nga PS nuk pritet të ketë hyrje të reja dhe garë për kandidaturat, pasi ai që vendos është Edi Rama, kryeministri tha se kanë aplikuar për deputetë të PS, 1581 kandidatë.

Pasi foli për suksese e PS, Edi Rama deklaroi se do të kanididojë edhe në Durrës, veç qytetit të Vlorës ku është zgjedhur disa herë deputetë.

“Durrësi nuk më kritikoi, e di që e ke, por tani mbaje për vete sepse unë do të jem pjesë e skuadrës edhe në Durrës dhe ky mandat i tretë do të ketë vëmendje të veçantë për Durrësin si porta kryesore e Mesdheut në Shqipëri, si një pol i pazëvendësueshëm ekonomik së bashku me Tiranës, si një potencial i pashfrytëzuar shfrytëzimi për gjithë Shqipërinë dhe si vendi ku na duhet të fitojmë sfidën e madhe e zhdukjes së pasojave e tërmetit. Sot jemi në një udhëkryq mes të ardhmes dhe të shkuarës në një punë që vazhdon, një unë që duhet kryer dhe askush nuk e bën më mirë se në dhe pse ne nuk jemi më të mirët”,- tha kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kandidimi i kreut të qeverisë në dy qarqe dhe posaçërisht në Durrës dëshmon të kundërtën e asaj që thonë sondazhet e paguara të PS. Durrësi është një nga qarqet ku PS ka rënien me të madhe dhe kryeministri synon të mbaj kuotat duke kandiduar vet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?