Rama: Ja pse më duhet mandati i tretë, të ndërtoj shtëpi të reja poçarësh!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotot të shtëpive të reja që janë ndërtuar më paratë e taksapaguesve. Rama shprehet se kjo është arsyeja se përse i duhet mandati i tretë.

Postimi i plotë i Edi Ramës në Facebook:

Dy pamjet e psesë së Mandatit të Tretë

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ishte dje shtëpia që iu shemb familjes së Gonit, poçarit të famshëm të Farkës, në të cilën ai jetonte së bashku me të vëllanë e me familjet e tyre dhe kjo është dera shtëpisë së sapohapur sot për familjen e tij, ndërkohë që familja e të vëllait ka përfituar një tjetër shtëpi të re si kjo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si ajo e djeshmja ishte shteti ynë para 7 vjetësh e kusur dhe që nesër të jetë si kjo e sotmja, duhet të mos e ndëpresim ndërtimin e saj tani që kemi ngritur karabinanë e një arkitekture të re, mbi themele të reja në çdo sektor, nga drejtësia tek shëndetësia, nga arsimi tek bujqësia, nga turizmi tek shërbimet për qytetarin, e me radhë…

Njësoj ashtu si një karabina pa mure nuk është ende vetë shtëpia, edhe Shqipëria që kemi nuk është sot ajo që duam! Por ama njësoj si tek karabinaja e një shtëpie të re në ndërtim, mund të shihet fare qartë në çdo sektor, dallimi mes Shqipërisë që kishim dje me Shqipërinë që kemi në ndërtim e sipër sot dhe prandaj duhet Mandati i Tretë🇦🇱

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?