Rama: Kam gati 12 padi kundër PD
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të bëjë 12 padi për shpifje ndaj akuzave që Partia Demokratike dhe zyrtarët e saj kanë bërë ndaj tij.
Në një reagim pas vendimit të Gjykatës që i dha të drejtë kryebashkiakut Erion Veliaj, në procesin për shpifje ndaj një këshilltari të PD, Rama thotë se paditë janë e vetmja mënyrë për t’ju përgjigjur.
“Inaugurohet Fondi i Edukimit nga një shpifje e PD për @erionveliaj✌️Kontributi i parë për një bibliotekë shkolle në Kodër-Kamëz?Gati 12 paditë e para Antishpifje nga ana ime. Në përpunim nja dy duzina të tjera?Kjo opozitë si Liza në botën e çudirave do lerë dhe çizmet gjyqeve?”,- shkruan Edi Rama në Twitter.
Inaugurohet Fondi i Edukimit nga një shpifje e PD për @erionveliaj✌️Kontributi i parë për një bibliotekë shkolle në Kodër-Kamëz😊Gati 12 paditë e para Antishpifje nga ana ime.Në përpunim nja dy duzina të tjera🤭Kjo opozitë si Liza në botën e çudirave do lerë dhe çizmet gjyqeve👣
— Edi Rama (@ediramaal) October 23, 2018
KOHA JONË SONDAZH

