FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Majko i thinjur, por mbetet pikë referimi për të rinjtë

Në  gjysmëfinalen e FRESSH Voice, kryeministri Edi Rama ka falenderuar në veçanti Pandeli Majkon, si një figurë të rëndësishme në Partinë Socialiste. Rama tha se edhe pse me flokë të thinjura, Majko mbetet pikë referimi për të rinjtë dhe të rejat.

“Dua të falenderoj Pandin i cili vuri në dispozicion të këtij projekti jo vetëm kohën por edhe pasionin për të bërë dicka të re ndryshe, për të bërë dicka me një kuptim të rëndësishëm në një kohë jo të lehtë për të rejat dhe të rinjtë dhe në një kohë të posacme për PS. E falenderoj Pandin sepse përveç të tjerave vuri një simbolikë shumë domethënëse.

Simbolikën që ai përfaqëson si një thenelues i forumit i cili përmes FESSH Vocie ka hyrë në një proces të thellë  ripërtëritje. Por jo thjesht si themelues, sepse themelues ka pasur edhe të tjerë por si dikush që ka ditur dhe ia ka dalë që në të gjithë këtë kohë në politike dhe pavarësisht të zbardhjes së flokëve nga koha që kalon mbetet një pikë referimi për të rejat dhe të rinjtë, edhe për veteranët por për ata ka qenë kur ka qenë i ri”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?