FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama mbledh në Elbasan qeverinë e trazuar, pritet me protesta

Nis mbledhja e Qeverisë në Elbasan

Ka nisur mbledhja informale e Qeverisë në Labinot të Elbasanit. Në takim ka mbërritur kryeministri Edi Rama si dhe të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar, përfshirë të rinjtë dhe të larguarit pas Asamblesë së 28 dhjetorit.

Ora 9:20 Rama mbledh qeverinë

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria do të mblidhet për herë të parë për këtë vit, në një takim informal në Elbasan. Mësohet se në këtë takim do të jenë të pranishëm ministrat e shkarkuar nga Rama dhe ministrat e sapoemëruar. Në fokus të këtij takimi do të jenë prioritetet e këtij viti për qeverinë. Mbledhja e qeverisë vjen një javë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar. Kryeministri Edi Rama vendosi të ndryshojë 7 ministra dhe të kalojë në postin e zv.kryeministrit, deputetin socialist, Erion Braçe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?