Rama mbledh urgjent Kryesinë, shkarkohen 11 drejtues të degëve të PS në rrethe

Kryetari i PS, Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e partisë prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm. Mbledhja urgjente vjen pas arrestimeve të fundit të ish-deputetëve të PS, Ndoka dhe Cuko.

Në fokus të mbledhjes është analiza e gjendjes aktuale të drejtorëve pas arrestimeve të ditëve të fundit. Në mbledhjen e djeshme të grupit të PS, Rama u shpreh se “Kemi disa drejtorë legena që na nxijnë fytyrën duke u përfshirë në korrupsion e keqmenaxhim”.

Gjatë një mega operacioni të zhvilluar në tre ditë ku morën pjesë mbi një mijë forca policie u arrestuan 27 persona për laboratorin në Has, bandën e Shijakut, por edhe tjetërsimin e pronave në Lezhë dhe korrupsionin në Burgje. Mes të arrestuarve ishin edhe dy ish-deputetë të PS, ish-drejtori i Burgjeve Arben Cuko dhe Arben Ndoka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?