FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama me Bashën në Bruksel, flet Balla: Eshtë i nevojshëm sa më shumë dialog

A do të takohen Basha dhe Rama në  Bruksel?  Kësaj pyetje i është përgjigjur kreu i grupit paralmentarë të PS-së, Taulant Balla. I ftuar në  “5 pyetjet nga Babaramo”, Balla u shpreh se është i nevojshëm sa më shumë dialog konstruktiv mes pozitës dhe opozitës, ndërsa shtoi se PS është e gatshme të takohet çdo ditë në Shqipëri për dialog dhe tryezë konstruktive.

Nga informacionet e mia, Rama zhvillon takime në nivelet më të larta të BE. Që nga Donald Tusk, Junker e drejtuesit më të lartë të BE. Ndërsa z.Basha merr pjesë në një aktivitet politik të PPE. Sa më shumë dialog konstruktiv të ketë mes dy partive kryesore politike, dy krahëve pozitë-opozitë, aq më mirë, por t’i lëmë spekulimet. Ne si PS jemi të gatshëm të takohemi çdo ditë këtu në Shqipëri për dialog dhe tryezë konstruktive.”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?