Edi Rama del me benevrekë në Fier
Politikë E Shtunë, 17 Korrik 2021 00:29
Edi Rama shquhet për veshjet nga më kushtueshmet deri edhe të rëndomta ose edhe pa brekë fare. Por kurdoherë bën lajm. Pyetja mbetet nëse e bën kastile apo e ka siç shkruan Berat Buzhala, drejtori i “Express:.
“Në rrethana normale nëse një Kryeminister del në rrugë i veshun kështu, autoritetet e shendetit mendor kërkojnë më e lidh subjektin, deri në përmirësimin e gjendjes. Seriozisht e kam. Kjo nuk ka të bëjë kurrgjo me stil, as me modë, as me dreq. Thjesht komplekse të pashëruara. Urime!”- shkruan Buzhala. Por Buzhala e shikon nga larg. Rama është, siç ka qenë, pa komplekse. Thjesht vishet si ia kap mendja. Edhe mund të zhvishet fare!
Shyqyr, zoti Buzhala, që nuk ia ka thënë mendja ti heq benevrekët! Duhet ta kuptoni zotin Rama, ai është kryeministër që mund të qeveriste Zvicrën apo Kanadanë, pa komplekse. Vetëm andej nga Irani apo Iraku mund ta kishin syrgjynosur e sakatosur me këtë mënyrë veshje, nga kostum paradite me benevrekë pasdite.
KOHA JONË SONDAZH

