FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama me drejtuesit e policisë: Opozita hedh baltë mbi punën tuaj

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në ministrinë e Brendshme, në një takim me strukturat e Policisë së Shtetit. Rama deklaroi se “dalldia e shpifjes” nuk duhet të ndikojë në punën e Policisë së Shtetit.

“Shpifja ka qenë gjithmonë mes nesh, në gazeta dhe televizor. Dalldia e shpifjes nuk duhet të ndikojë në punën tuaj. Ofensiva politike dhe mediatike për të krijuar te njerëzit perceptimin e pasigurisë dhe kriminalitetit të dalë jashtë kontrollit, kriza ulëritëse e politikës është mundësi që duhet shfrytëzuar, shtysë për të mbledhur të gjitha energjitë që ta ngjisim në një shkallë tjetër Policinë e Shtetit”, u shpreh Rama.

”Ministria e Brendshme-Policia e Shtetit duhet të japë një mesazh kumbues force për “të fortët”, me gjuhën e rezultateve edhe më domethënëse, edhe më të shpejta: Mes shtetit edhe “të fortëve” nuk ka paqe! Kur të dalin nga shtëpia, nuk do të jetë problemi ynë, po problemi i tyre. Kur të jenë në shtëpi, duhet të mendojnë vetëm si të zhduken, jo si të duken”,-shkruan Rama krah videos në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?