FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Në Shqipëri ka një kastravec. Basha: Ç’punë ke me kriminelët apo deputeti yt në Komisariat

Kryetari i PD-së dhe Kryeministri Edi Rama janë përplasur me njeri-tjetrin në Kuvend duke replikuar me radhë në foltoren e Kuvendit.

Kryeministri, pas akuzave të Bashës se e kanabizoi vendin, i bëri thirrje të shpjegonte pse PD-ja iu bashkua protestave në Himarë kundër shembjeve të disa objekteve dhe me ironi i tha se nuk ishte e vërtetë se në Shqipëri nuk kishte karrota e perime, se në fakt ishte një kastravec.

Por, Basha, u ringrit në foltore dhe deklaroi qartë se Rama me “Himarën” po i shmangej përgjigjeve për kanabizimin e vendit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pa shikojeni këtë kryeministër që i ikën pyetjes fondamentale:

Swiss Digital Mobile Reklama

Pse e zhyte Shqipërinë në drogë? Ç’punë kanë kryebashkiakët e tu në tavolinat e kriminelëve? Ç’punë ka ministri yt me ata që kërkohen për ekstradim?

Po deputeti yt në Komisariat? Je bërë karikaturë e maskarait. Ti i bllokove negociatat. E ke në kushtet “lufto krimin dhe korrupsionin” o më i madhi i kastravecëve.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?