FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Nuk është detyra ime të provoj akuzat e atyre që shpifin

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe një herë temës së tij të preferuar këto ditë për paketën anti-shpifje.
Kreu i qeverisë citon deklaratën e një gazetari, pa i përmendur emrin, duke shtuar se nuk është detyrë e atij që akuzohet për të provuar të vërtetën, por e atij që akuzon.
Ti duhet të faktosh pse është shpifje”! Autori i kësaj thënie të ditës quhet Analist (Shpifës me pagesë). Pra, ky paguhet për të shpifur e unë duhet të provoj që Shpifësi shpif!JO!Barrën e provës e ka akuzuesi,prandaj shpifësat do ftohen në gjyq të sjellin prova ose të paguajnë?“,- shkruan Rama në Twitter.
Ky qëndrim i kreut të qeverisë për verifikimin e akuzave bëhet gjatë kohës që është në pushtet, sepse kur ishte në opozitë kishte një tjetër pikëpamje për akuzat që bënte ndaj qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?