FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama nuk heq dorë nga kritikat ndaj BE: Nuk pa përtej kufijve të vet

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në seancën e parë parlamentare të sesionit të ri nuk ndali kritikat ndaj disa vendeve të BE lidhur me shpërndarjen e vaksinave ndaj Covid-19.

Sipas tij, BE nuk pa përtej kufijve të vetes dhe e la fatin e vaksinimit në rajonin tonë me atë që quajt mundësi për marrëveshje bilaterale.

“Besoj e keni ndjekur deklarimin e fundit të OBSH për katastrofën e mundshme morale për mos garantimit të barazimit të aksesit në vaksinim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është temë për ne që jetojmë në Evropë por jo anëtarë të BE nuk është e panjohur. Fatkeqësisisht në konceptimin e planifikimit të marrjes së eksesit përmes Pfizer, BE nuk pa përtej kufijve të vetes dhe e la fatin e vaksinimit në rajonin tonë me atë që quajt mundësi për marrëveshje bilaterale. Sot, përjashto Serbinë e Shqipërinë asnjë rajon tjetër nuk ka filluar me vaksinimin. Akoma nuk ka nisur furnizimi përmes Covax. Flitet se do nisë shpejt, por nuk dihet kur. Kemi ndeshur vështirësinë e marrëdhënieve bilaterale në sensin e përcaktuar nga koncepti paraprak i BE, pasi ka edhe një element tjetër duhet ditur se vendet për të bërë marrëveshje mes tyre, qoftë për të dhuruar, shitur, shkëmbyer duhet që të marrin leje nga kompania Pfizer. Ndryshe ky transaksion është i pamundur. Kështu është e shkruar edhe në marrëveshjen që sapo kemi përfunduar dhe që do e ratifikojmë në kuvend”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?