FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama nxjerr videon nga familja Hysenllari, çfarë po ndodh me ta

Ditën e parë të tetorit Kryeministri Edi Rama, vizitoi familjen e Engjëllush Hysenllarit nga fshati Sovjan i Korçës, e cila jetonte në kushte ekstreme varfërie.

Por ditën e sotme Rama ka sjell një video, ku jep tre lajme të gëzuara për këtë familje.

“Me familjen e Engjëllushit, ku po kthehet shpresa tek e nesërmja, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në video tregohet se si dy vajzat e mëdha të familjes janë sistemuar në qendrën e formimit profesional, ku Sulltana ndjek kursin për parukeri dhe Refideja, një kurs kuzhine.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu edhe Engjëllushi ka gjetur punë në ndërtim dhe duket i kënaqur me pagën e tij.

Ndërkohë në video tregohet se edhe shtëpia e tyre është në proces ndërtimi, siç dhe ju kishte premtuar Kryeministri.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?