FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Partia Socialiste duhet reformuar

 

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ripërsëriti sot nga Gjirokastra në kuadrin e turit "Ta pastrojmë Shqipërinë" nevojën e një reformimi të brendshëm të Partisë Socialiste jo vetëm për nevojën e kësaj partie, por edhe si mbështetje për të vazhduar me tej me reformat e munguara në 20 vjet, sipas tij. 

Rama këmbënguli edhe njëherë se Partia Socialiste nuk mund të jetë një trampolinë për t’u hedhur në një vend pune në shtet. Si shembull i kësaj, ai u ndal tek reforma në arsim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam parë reagime të shpeshta në lidhje me arsimin, por ne jemi krenarë për reformën që po shpëton shkollat nga kthetrat e politikës, deklaroi kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama kërkoi gjithashtu nga strukturat që të hapen ndaj qytetarëve dhe për të mos kufizuar anëtarësinë në një fis, lagje apo pallat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?