Rama përgatitet për një arrestim. Hakmarrje ndaj Basha-Berisha
Burime shumë koifidenciale nga policia e shtetit tregojnë për folshqip.al se Edi Rama nuk mund ta kaloj kaq lehtë goditjen e mikut të tij, ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, ku siç tha sot Spartak Ngjela se “Tahiri është “çelësi” i kasafortës së parave të Edi Ramës”. Akoma nuk e ka kaluar turbullimin nga goditja e Tahirit, ndonëse priten të tjerë ministra të dalin me dosje dhe video, së shpëjti. Por kryeministri Rama i zhgënyer nga Berisha dhe Basha, të cilët ia zhbënë marrëveshjen e 18 maji, ka piketuar një kundërgoditje këto ditë. Mësohet se policia e shtetit ka bërë gati një arrestim të nivelit të lartë, afër Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, duke u hedhur kështu në kundërsulm total për të spostuar vëmëndjen nga dosja Tahiri-Habilaj, dosje e cila e ka tronditur qeverinë.
Arrestimi mendohet të ndodhë këtë javë, nëse kryeministri nuk frikësohet nga acarimi i PD, e cila mund të plasë në protesta masive. Emri i piketuar për arrest nga policia është shumë VIP, por pa imunitet parlamentar. Burime të tjera nga selisa e kyreministrisë thonë nën zë se “nëse PD nuk publikon fakte për një ministër tjetër, edhe mund të mos e arrestojmë njeriun e Berishës…”. Kryeministri po bën presion ose do jap viston për arrestin e madh nga PD, mundet, që t’ju çoj mesazh se “mos e kruani më. Tahirin ua fala, por jo më!”.
Megjithatë PD ka premtuar, me anë të Berishës, se ka prapë ministra të cilët janë të përzier me krimin.
Mbetet të shikojmë a do të ketë forcë kryeministri Rama t’i jap leje Haki Çakos të firmosë arrestimin e pjestarit VIP demokrat. A është arrest ligjor apo arrest hakmarrës politik për t’u kundërvënë ndaj dyshes Berisha-Basha?
Neritan Osmani
(Marrë nga www.folshqip.al)
http://folshqip.al/rama-pergatit-policine-per-nje-arrestim-te-madh-nga-radhet-e-berishes/
KOHA JONË SONDAZH

