Rama shkarkon nga detyra Avokaten e Shtetit, Alma Hicka

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Avokaten e Shtetit, Alma Hicka. Në vend të Hickës, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni ka propozuar Artur Metani, i cili është emëruar nga Rama tashmë si zëvendësues i Hickës. Ende nuk dihen arsyet e kësaj lëvizjeje të Ramës. Ajo u emërua në këtë post nga Kryeministri Edi Rama, në 5 nëntor të vitit 2013.

Hicka ka përfaqësuar interesat e qeverisë shqiptare në disa gjyqe ndërkombëtare, ndërkohë që opozita e ka atakuar disa herë figurën e saj, si në konflikt interesi, pasi sipas PD, bashkëshorti i saj ishte avokat i CEZ, ndërkohë që Hicka përfaqësonte qeverinë shqiptare në këtë gjyq.

Pasardhësi i saj në këtë detyrë, Artur Metani, është me profesion jurist. Metani ka shërbyer si këshilltar i kryeministrit Edi Rama për sigurinë. Metani u përfol në media edhe si drejtor i Byrosë së Hetimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitet 2004-2012, Metani ka qenë këshilltar i presidentit Alfred Moisiu dhe Bamir Topi për çështjet e drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?