FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama shtron darkë për Kombëtaren, i pranishëm Mustafa dhe Meta

Kryeministri Edi Rama ka shtruar mbrëmjen e së enjtes një darkë për Kombëtaren e Futbollit.

Në përfundim të takimeve ceremoniale dhe pritjes madhështore nga ana e tifozëve kuqezinj, Kryeministri Rama shtroi një darkë në nder të ekipit kuqezi, ku morën pjesë personalitete të larta të shtetit shqiptar dhe të Kosovës.

Përkrah kapitenit të kombëtares, Lorik Cana vihet re prezenca e kryeministrit kosovar, Isa Mustafa, i cili ishte i pranishëm në këtë darkë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Isa Mustafa përshëndeti të gjithë lojtarët e Kombëtares, duke shprehur respektin e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për Kombëtaren Shqiptare, për atë që ka demonstruar në Francë, ku me dinjitetin e dëshmuar bënë krenar të gjithë shqiptarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë rast, kryeministri Mustafa shprehu konsiderata të veçanta edhe për tifozët shqiptarë për përkrahjen e tyre shembullore./ATA/

123

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?